Bytyqi: Vendimet e LSDM-së garantojnë ulje të çmimeve për 30%

Maqedonia

Bytyqi: Vendimet e LSDM-së garantojnë ulje të çmimeve për 30%

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 17:14
Fatmir Bytyqi.

Me propozimet e LSDM-së për uljen e çmimit të rrymës dhe TVSH-së për produktet ushqimore, qytetarët do të ndihmohen për uljen e shpenzimeve të jetesës, të cilat çdo ditë rriten. Vendimet e LSDM-së garantojnë ulje të çmimit prej 30%. Jemi duke u përballur me një krizë të vërtetë ekonomike, ndaj nuk mund të mbetesh imun ndaj saj dhe të thuash ‘nuk jemi të interesuar’ siç po bën qeveria, tha deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi.

“Ne si LSDM kemi dalë me një sërë masash. Po flasim për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, i kemi bërë thirrje qeverisë që të ngrijë çmimet e produkteve ushqimore bazë, të rregullojë marzhin e fitimit, të ulë TVSH-në për energjinë elektrike, kemi bërë thirrje për rritje të pagave dhe do të vazhdojmë me një sërë masash të tjera, të gjitha me synimin për të ndihmuar qytetarët. Javën e ardhshme do të propozojmë një ligj që do të kërkojë uljen e çmimit të kartonit jeshil, i cili do të jetë edhe lehtësim për qytetarët”, tha Bytyqi për “TV24”.

Ai sqaroi se ngrirja e çmimeve nga qeveria dhe vendosja e marzheve bruto për produktet është një masë e vonuar dhe se e gjithë kjo duhet të kishte ndodhur shumë më herët.

Deputeti i LSDM-së theksoi se në këtë moment ka një sërë zhvillimesh në sferën ekonomike ku nga një vit në të cilin kemi pasur stabilizim të inflacionit, që është pasojë e politikave të mira të qeverisë së kaluar, vit në të cilin inflacioni ishte 3%, e deri më tani në janar kemi inflacion prej 4.8%.

“Nëse e krahasojmë janarin me gjithë vitin, tani kemi një rritje të inflacionit prej 60 për qind”, ka theksuar Bytyqi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat