Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

Maqedonia

Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 13:23
Erkan Arifi

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të hapet në fund të muajit shkurt.

Arifi për “Klan Maqedoni”, sqaroi në detaje se çfarë ka nënshkruar dhe si ka nënshkruar Fatmir Limani.

“Pëlqimet të cilat jepen nga ana e Ministrisë së Financave dhe pastaj nga Ministria për Politikë Sociale, jepen për vit kalendarik, për vitin 2024 dhe më 27 dhjetor në bazë të ligjit, ishim të obliguar të kërkojmë vazhdimin e atyre pëlqimeve për vitin 2025 dhe deri në fund të muajit janar nuk arritëm që ti marrim pëlqimet dhe në muajin shkurt arritëm që ti marrim pëlqimet duke shkuar në Ministri të Financave dhe Ministri për Punë dhe Politikë Sociale për t’i kërkuar një ditë e më herët që të jepen pëlqimet që të vazhdojmë me procedurat e tjera administrative dhe pas kryerjes së procedurave të tjera në kuadër të çerdhes dhe deri në fund të muajit shkurt do të bëhet hapja e çerdhes “Valbona 2001” në Komunën e Likovës”, tha Arifi.

Kujtojmë, probleme për hapjen e çerdhes ka edhe në Komunën e Çairit, megjithatë atje, problemet janë me çështjen pronsoro-juridike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat