Paga mesatare neto për muajin dhjetor ishte 43.587 denarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, ka shënuar rritje për 9.0%, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.
Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (13.2%), Transporti dhe magazinimi (12.3%) dhe Minierat dhe nxjerrja e gurëve (12.0%).
Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Minierat dhe guroret (13.4%), Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, Ndërtimtaria (7.0%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (5.6%).
Paga mesatare bruto në muajin dhjetor ka arritur në 65.582 denarë.