KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm

Maqedonia

KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 15:04
Afrim Gashi

KSHPK-ja ka vendosur të ndërpresë procedurën pas raportimit për pagesë të kundërligjshme të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit të bashkëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Kështu deklaroi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri në seancën e 15-të, ku u diskutua edhe për këtë rast, dhe kërkoi që të paraqitet rekomandimi për ndryshimin e udhëzimeve parlamentare që rregullojnë udhëtimet zyrtare me dispozita të modeluara sipas Kodit të Etikës së Qeverisë.

Komisioni përcaktoi se Udhëzimet aktuale për kryerjen e udhëtimeve të zyrtareve jashtë vendit përmbajnë një boshllëk ligjor dhe paqartësi.

Kërkesa që KSHPK-ja po shqyrtonte ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të bëra gjatë periudhës 8 korrik deri më 11 korrik 2024, në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington (SHBA).

Anëtari i KSHPK-së Servet Demiri theksoi se faturat e udhëtimit janë dorëzuar me raport pa specifikuar se për cilin person i referohen. Ai konfirmoi se Kuvendi i RMV-së kishte dorëzuar dokumentacionin (ftesë, vendim udhëtimi, strukturë financiare për udhëtim, kopje të pasaportës diplomatike dhe vizë përkatëse) të cilat ishin shqyrtuar.

“Është konstatuar se bashkëshortja e kryetarit ka udhëtuar jashtë vendit, në kuadër të delegacionit, me vendim të sekretarit të kuvendit. Nga analizat rezultoi se shpenzimet mbuloheshin nga buxheti i Kuvendit dhe se kishte një program për bashkëshortët, gjë që është e zakonshme në ngjarje të tilla”, tha Demiri në seancën e 15-të të KSHPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat