OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuzeska lidhur me akuzat për partizim masiv të administratës shtetërore.

Sipas partisë në pushtet, LSDM-ja përhap gënjeshtra dhe se pohimet për punësimin e 3.000 personave janë të pavërteta.

Sipas OBRM-PDUKM-së, është qesharake se këto press-konferencat i mban LSDM-ja e jo BDI-ja si përgjigje ndaj VLEN-it.

“Aq janë të varur nga BDI-ja që një ditë në mënyrë natyrore do ta përmbushin marrëveshjen e vjetër dhe do të bashkohen në një parti. Kjo Qeveri është e përkushtuar për cilësi, e jo për lista partiake. Panika në LSDM është e qartë, sajojnë skandale që ekzistojnë vetëm në kokat e tyre. Deklaratat e tilla nuk janë të vërteta”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat