DPHM: Nga nesër do të kemi mot më të ngrohtë

Maqedonia

DPHM: Nga nesër do të kemi mot më të ngrohtë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Nga nesër do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe ngritje graduale të temperaturave. Në disa zona do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta.

Nga mbrëmja e së hënës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta kohë pas kohe do të bie borë e dobët.

Siç njofton DPHM, nesër temperaturat minimale do të arrijnë deri në -8, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë deri në 7 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat