Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga VLEN, në PressCast ka deklaruar se kjo qeveri i ka numrat për të miratuar ndryshimet kushtetuese.
“Në negociatat e para VLEN-OBRM-PDUKM flas pas 8 majit, kërkesa jonë ka qenë top prioritet janë eurointegrimet, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe decentralizimi. Pra, këto kanë qenë katër pikat kryesore. Për këtë mandat katër vjeçar të VLEN-it e arritura më e madhe e jona do të ishte vazhdimi i rrugëtimit evropian”, tha Taravari.
Ai shtoi tutje që për këtë gjë duhet garancë dhe pjesa tjetër mbulohet pa problem.
“Me kryeministrin më së shumti kemi biseduar për integrimin e vendit. Zgjedhje në Parlamentin Evropian, zgjedhje në SHBA, zgjedhje në Bullgari, pra kishim ngjarje të ngjeshura, që nuk do mend që ndikojnë në këtë proces. E vetmja gjë që më jep shpresa është fakti që kryeministri çdo kund është deklaruar që të ecim sa më shpejt drejt BE-së. Nëse sot arrihet marrëveshje apo kompromis ne i kemi numrat pra, kemi 85 apo edhe 90 deputet. Kryeministri i vendit kërkon vetëm garancë që kjo do të jetë kërkesa e fundit”, përfundoi Taravari.