Më shumë se 100 infermiere ende vazhdojnë të punojnë pa kontrata të punës. Gati dy muaj ata përballen me një problem të tillë, i cili u premtua që do të zgjidhet në fillim të muajit shkurt. Numri më i madh i infermierëve që kanë mbetur pa kontrata pune është në Prilep, gjithsej 56, në Manastir 43, dhe në spitalet tjera të vendit numri i tyre është nën 20.
“Ne vitin e kaluar në qershor kemi pasur një numër të madh të infermierëve që e kanë lënë punën në spitalin e Gostivarit që kanë qenë të punësuar me kontratë në vepër… 7:08 Numër i madh i infermierëve që punojnë me kontrata largohen, kemi mungesë, dhe do të vijmë me një situatë që nuk do të ketë konkurrent në konkurse”, tha Gordana Beshliovska, Kryetare e shoqatës së Infermierëve “Për ne”.
Shoqata e Infermierëve “Për ne”, përveç kërkesës që këto infermiere të marrin vendime pune, kërkojnë gjithashtu që të ju numërohet stazhi i punës prej 6-7 vitesh që kanë punuar me kontratë në vepër.
“Këto 6-7 vite stazh që i kanë kaluar në spitale duhet të gjejnë zgjidhje, duhet patjetër të gjendet ndonjë modifikim dhe këtë fuqishëm do ta kërkojmë që të gjendet mënyrë të ju njihet stazhi, ato janë vite serioze nuk po flasim për periudhë adaptimi, por për mbajtje të përgjegjësisë pasi nuk mundet që askund mos ta kenë asnjë gjumë nga ai stazh”, shtoi ajo.
Ditë më parë zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se së shpejti rreth 1500 punonjës shëndetësor të cilat janë me kontratë ne vepër do të marrin vendime punë, rreth 800 prej tyre sipas tij janë shqiptarë.
Sipas standardit Evropian që i referohet numrit të infermierëve për kokë banori, Beshliovska thotë se vendit i mungojnë 15 mijë infermierë, që njëra ndër arsyet sipas saj janë edhe punësimet partiake. Ndërsa, për rritjen e pagave në shëndetësi, ajo thotë se është vetëm një stimulim që është larg standardeve evropiane.