Koalicioni, Mickoski: Qeveria është stabile

Maqedonia

Koalicioni, Mickoski: Qeveria është stabile

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 15:18
Hristijan Mickoski

Edhe përskaj përplasjeve të ditëve të fundit mes partnerëve të koalicionit qeveritarë, kryeministri, Hristijan Mickoski thekson se partneriteti është i shkëlqyeshëm.

Ai thotë se debati është i shëndetshëm, qoftë edhe brenda qeverisë.

“Nga ajo që e di unë dhe mendoj se jam mirë i informuar është se partneriteti është i shkëlqyeshëm.

Tani ndonjëherë ndoshta ndonjë individ do të dëshirojë, në mënyra të tilla, ndoshta, nuk po them se është ashtu, që nga pak të rrisin rejtingun, ndonjë përqindje, mendojnë se në atë mënyrë do të fitojnë më shumë kredibilitet dhe legjitimitet në opinion, por kjo është mirë, është e shëndetshme, debati edhe brenda në qeveri është I shëndetshëm, përndryshe do të thoja se relacionet janë të mira, të shkëlqyeshme do të thoja”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat