Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, nuk e plotësojnë numrin e nevojshëm të banorëve

Maqedonia

Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, nuk e plotësojnë numrin e nevojshëm të banorëve

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 17:23
Ilustrim

Në muajin mars pritet që të hapet një pikë e përbashkët e njësive kundër zjarrit mes komunës së Bogovinës dhe asaj së Vrapçishtit.

Sipas kryetarit të komunës së Bogovinës që kjo njësi të jetë funksionale, duhet të ketë ndryshimet ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi që ligji ekzistues mundëson që njësi zjarrfikëse të kenë vetëm komunat që kanë mbi 50 mijë banorë, numër që dy komunat bashkë nuk e arrijnë.

“Kjo njësi të fillojë të funksionojë nga muaji i tretë dhe për momentin zjarrfikësit që janë trajnuar të marrin rroga nga komuna, nga Komuna e Vrapçishtit dhe nga Komuna e Bogovinës. Nga qeveria duhet ketë do ndryshimeve të ligjeve dhe që një komunë të ketë zjarrfikës duhet të ketë 50 mijë banorë dhe mandej të fitojmë bllok-donacionet nga Ministria e Mbrojtjes. Për momentin njësia do të funksionojë dhe do jetë asistencë e njësisë kundër zjarrit Tetovë deri sa të fitojë mjetet”, tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.

Komandat i  brigadës territoriale  kundër zjarrit në Tetovë, Avni Ahmeti, thotë se po bëjnë përpjeke që të hapin dhe dy njësi të disprzuara, një për komunën Bogovinës dhe Bërvenicës dhe një Tearcë, Jegunocë, ndërsa përpjekjet e komunës së Bogovinës thotë se janë të kota pa ndryshim të ligjeve.

“Njëra pikë është në fshatin Zhelinë apo në komunën e Zhelinës dhe bëjmë përpjekjet tona dhe të bëjmë dy hapjet që përfshijë komuna e Bogovinës dhe komuna e Bërvenicës; dhe komuna e Tearcës dhe Jegunovcës që të jenë një disperzim sa më afër qytetarëve. Në fakt ligjet e republikës së Maqedonisë dihet, ligjet për njësitë territoriali kundër zjarrit në këto komuna dhe e di përpjekjen që kanë pasur komuna e Bogovinës dhe komuna e Vrapçishtit dhe kjo është një përpjeke por ligjet nuk e lejojnë një gjë të tillë”, shtoi  Avni Ahmeti, komandat i Brigadës së zjarfikësve – Tetovë.

Sipas Emshiut Komuna e Bogovinës do të angazhojë pesë zjarrfikës, ndërsa Vrapçishti katër. Ata do të jenë të vendosur në një objekt në fshatin Gradec të Vrapçishtit, fshatin e fundit që i lidh këto dy komuna. Maqedonia e Veriut ka gjithsej 38 njësi kundër zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat