Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët nga Fronti Europian.
Sipas tyre, deklarata e kryeministrit Hristian Mickoski se nuk do të ketë më punësime në baza etnike është konfirmim zyrtar i të gjitha deklaratave paraprake të partnerëve më të vegjël maqedonas dhe demaskim i mashtrimeve të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri për gjoja punësime të mijëra shqiptarëve gjatë këtij mandati.
Nga ASH shtojnë se me këtë Mickoski rrëzoi edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e përditshme të shqiptarëve për barazi duke i dhënë fund njërës nga shtyllat kryesore, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
“Pas kësaj goditje, pyesim 5 partitë e koalicionit Vlen se cili do të jetë kuptimi i qëndrimit të mëtejmë në këtë Qeveri, kujt do t’i shërbejnë ata, shqiptarëve apo planeve dhe projekteve të padronëve të tyre kundër shqiptarëve?”, thonë nga ASH, duke kërkuar urgjentisht largimin e partive shqiptarë nga Qeveria.