Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Maqedonia

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 18:40
Arben Taravari

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në një intervistë tha se problemet në shëndetësi kanë zanafillë të hershme me dekada.

Një nga ato probleme, Taravari, ka theksuar listën pozitive të barnave.

“Kishte disa probleme që gati janë 10 vjeçare në shëndetësi, përshembull lista pozitive e ilaçeve 15 vjet vetëm një ilaç është vendos, u dashtë të vijmë ne në pushtet që vetëm për 100 ditët e para ta zgjerojmë këtë listë me 9 ilaçe. Kjo do të thotë se qytetarët tanë që janë përdorues të barnave do të kursejnë 1 milionë euro në nivel vendi”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai tutje sqaroi çfarë saktësisht nënkupton lista pozitive barnave.

“Lista pozitive do të thotë ilaçet që i kanë paguar më herët qytetarët tanë tash i marrin me 10% kompenzim. Për çdo muaj qytetarët tanë paguajnë 1 milionë euro më pak, pra në nivel vendi”, përfundoi Taravari.

Taravari tha se për një vit qeverisje do të ketë 15% rritje të pagave për punëtorët shëndetësor, teksa shtoi se nga 1 marsi do të ketë rritje rrogash sërish prej 5%. Pra, që sipas Taravarit po arrihet synimi për rritje prej 15%.

“Nga 1 marsi do të ketë rritje rrogash prej 5%, ndokush mund të thotë se nuk është shumë, që është vërtetë që nuk është shumë. Por, akoma pa u bërë një vit në qeveri, të rrisësh rrogat prej 15% në shëndetësi dhe të arrish marrëveshje kolektive që se kanë bërë që 9 vjet, por nuk kanë mund ta bëjnë” tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat