DPHM: Deri të martën kushte për reshje të dobëta të shiut dhe borës në male

Maqedonia

DPHM: Deri të martën kushte për reshje të dobëta të shiut dhe borës në male

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 19:18
Ilustrim

Pason periudha e motit të ndryshueshëm, deri të martën me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në male dhe në viset më të larta të borës. Siç informuan nga DPHM, nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje graduale.

Nesër moti do të jetë i matur dhe me vranësira, me kushte për reshje të dobëta të shout, në male dhe në viset më të larta me reshje të dobëta të borës, kryesisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e matur deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 3, ndërsa maksimalet e ditës prej 3 deri 9 gradë.

Në Shkup moti kryesisht do të jetë i vranët, në orët e hershme të mëngjesit nëpër disa lugina do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura do të arrijë deri 7 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat