Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka ftuar banorët e Çairit që më 27 shkurt të bëhen pjesë e tubimit të partisë, dhe siç thotë Osmani, bashkë me kreun e integristëve, “t’i thuhet mjaft padrejtësive”.
Osmani thotë se duhet të krijohet “energji e re e ndryshimit”.
“Të dashur qytetarë të Çairit, koha për veprim është tani. Më 27 shkurt, e enjte në ora 19:00, në Sallën “MNT” në Qendër të Shkupit, të bëhemi të gjithë bashkë, ta presim Ali Ahmetin dhe njëzëri t’i themi mjaft margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë.
Të krijojmë një valë të re të energjisë, që do të ndryshojë rrjedhën e kohës. Secili prej jush ka rëndësi që të shkruajmë një histori të re për një të ardhme më të drejtë dhe të dinjitetshme për të gjithë ne”, thotë Osmani.