Ademi: Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i çdo ditë merr “shuplaka” nga shefi i tyre Mickoski

Maqedonia

Ademi: Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i çdo ditë merr “shuplaka” nga shefi i tyre Mickoski

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 20:56
Arbër Ademi

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar ngjarjet e fundit në skenën politike, duke kritikuar koalicionin qeverisës të shqiptarëve, VLEN-in. Sipas tij, ky koalicion vazhdimisht po dëmton të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Mes tjerash, Ademi shkruan:

Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i për çdo ditë po merr “shuplaka” nga shefi i tyre, Mickoski. Thanë se “do të punësohen qindra e mijëra shqiptarë”, ndërsa të nesërmen përfunduan se “do t’i jepen vendime atyre me kontrata në shëndetësi”. Edhe nga kjo reteruan, sepse Mickoski u tha se “lista bëni sa të doni, por punësime nuk ka”. Për ta përmbyll javën, po ju sjellim të arriturat e VLEN-it në shtatë ditët e fundit:

– Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” avancon 16 maqedonas – 0 shqiptarë

– Parlamenti punëson dhe avancon 23 maqedonas – 3 shqiptarë

– Ministri shqiptar i Politikave Sociale, nga dhjetëra kandidatë shqiptarë, punëson maqedonas në Tetovë

– Zëvendësministrit të VLEN-it në Ministrinë e Kulturës i merren të gjitha kompetencat

– Drejtorit shqiptar në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Tetovë i merren kompetencat dhe i jepen zëvendësit maqedonas

– Ministri i Administratës, Goran Minçev e quan zëvendëskryeministrin “Liza e Botës së Çudirave”

– Ministrja e Financave, Koçovska thotë se as nuk ka nënshkruar dhe as nuk nënshkruajë vendime për punësime etnike

– Mickoski qorton zëvendëskryeministrin e VLEN-it: “Bëni plane e lista sa të doni, por derisa të jem kryeministër, nuk do të ketë punësime etnike”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat