Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani: Evropa ka nevojë për ndryshime

Maqedonia

Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani: Evropa ka nevojë për ndryshime

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 08:33
Hristijan Mickoski

Në zgjedhjet e djeshme në Gjermani fitoi koalicioni CDU/CSU, ndërkaq, kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ia ka uruar fitoren CDU-së.

Mickoski thotë se Evropa ka nevojë për ndryshime.

“Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU, stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë së krishterë evropiane.

Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime”, ka shkruar Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat