Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Maqedonia

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, po zbardhin çdo ditë skandale të panumërta nga pushteti i kaluar, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me akuzat e BDI-së dhe LSDM-së për keqpërdorime në këtë ministri.

Nga MMJPH thonë se LSDM është e paaftë për të lexuar dokumente.

“LSDM-ja në konferencën e sotme për media edhe një herë dëshmoi paaftësinë e saj për të lexuar dhe kuptuar dokumente, ashtu siç nuk dinte të lexonte nevojat e qytetarëve gjatë dekadës së fundit të qeverisjes së BDI-së”, thonë nga MMJPH.

Nga atje shtojnë se janë transparent dhe të hapur për çdo organ hetimor apo media që dëshiron të kontrollojë situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat