LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Maqedonia

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Është skandaloze dhe në të njëjtën kohë komike që Mickoski për “pesë minuta” i ka kontrolluar provat që LSDM-ja i ka paraqitur për Izet Mexhitin. Është më se e qartë se ai po e mbron Mexhitin dhe po mbyll sytë para dëshmive që i vërtetojnë qartë institucionet shtetërore, akuzojnë nga LSDM.

“Kjo vërteton qartë se Mickoski është peng i Izet Mexhitit dhe politikave të tij. Së pari, ai fshehu se Mexhiti kishte planifikuar 3.000 punësime partiake, ndërkohë që listat e të punësuarve tashmë po shpërndaheshin gjerësisht në rrjetet sociale. Tani ai po e fsheh dhe e mbron për një skandal dhe shkelje që u vërtetua me dokumente nga Inspektorati Administrativ Shtetëror.

Mickoski, i cili pretendoi se do t’i kërkojë llogari çdo zyrtari që ka gabuar, sot për të njëqindën herë e ka thyer këtë premtim. LSDM-ja i dha mundësinë të dëshmojë në veprim se është për sundim të ligjit dhe respektim të procedurave dhe të kërkojë llogari nga Izet Mexhiti, por ai vendosi ta mbrojë atë. Çfarë i detyrohej Mickoski, Mexhitit që të turpërohej kështu? Përballë dëshmive të qarta të siguruara nga Inspektorati Shtetëror Administrativ, Mickoski po mbyll një sy”, thonë nga partia opozitare.

Një fakt i pamohueshëm i vërtetuar nga një institucion shtetëror, siç thonë ata, është se Mexhiti ka tejkaluar autoritetin ligjor, duke firmosur personalisht të gjitha çështjet jashtë juridiksionit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat