Fetai: Kocevski duhet menjëherë të shkarkohet, humbi kredibilitetin

Maqedonia

Fetai: Kocevski duhet menjëherë të shkarkohet, humbi kredibilitetin

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 21:27
Arben Fetai

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kërkoi shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda të konstatuara profesionale në menaxhimin e Prokurorisë. Në mbledhjen e sotme qeveria propozimin për shkarkimin e Kocevskit do t’ia dorëzoi Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zv. kryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai vlerëson se Prokurori Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin prandaj duhet të largohet menjëherë nga detyra.

“Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike”, theksoi Fetai.

Ai theksoi se arsyet kryesore për shkarkimin e Kryeprokurorit janë keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike, shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave si dhe cënimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat