Intensifikimi i investimeve publike dhe përkrahja e konsumit me transferta nga Qeveria, si dhe rritja e pagave reale do të jenë shtytësit kryesorë të rritjes së ekonomisë vendore në vitin 2025. Kjo është pjesë e konstatimeve preliminare të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Nenin IV, të publikuara në deklaratën përfundimtare të FMN-së pas konsultimeve të kryera në vend.
Siç thuhet në kumtesën e publikuar, FMN-ja thekson pikësynimet e Qeverisë për uljen e deficitit, rritjen e produktivitetit, rritjen e standardit të jetesës dhe uljen e joformalitetit.
Sipas FMN-së, momenti i rritjes së vendit është në rritje dhe pret që rritja në vitin 2025 të jetë 3.3%, me ndikimin ende aktual të kërkesës së ulët të jashtme, të vërejtur në vitin 2024. Në periudhë afatgjate, vlerësojnë se shkalla e lartë e emigrimit mund të ketë ndikim në rritje.
Gjithashtu për FMN-në, me rëndësi për rritjen e produktivitetit dhe kompensimin e shpenzimeve të emigrimit janë reformat strukturore që synojnë përmirësimin e mjedisit afarist, përforcimin e tregut të punës, rritjen e investimeve në infrastrukturën publike, përforcimin e sundimit të ligjit, përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, si dhe përmirësimin e menaxhimit.
FMN-ja thekson pikësynimet e Qeverisë për uljen e deficitit buxhetor, duke theksuar se thelbësore që të realizohet rritja e pritshme e të ardhurave duke ulur ekonominë gri dhe të realizohet rritja e harmonizimit të detyrimeve tatimore. Gjithashtu, FMN-ja thekson përpjekjet e DAP-it për modernizimin e proceseve dhe uljen e punës joformale.
U theksua se nevojitet strategji fiskale kredibile që do të sigurojë respektimin e rregullave fiskale për nivelin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, që është aspekt krucial për ruajtjen e kredibilitetit, ruajtjen e qasjes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, krijimin e hapësirës për investime, si dhe për forcimin e rezistencës ndaj goditjeve të ardhshme. Para së gjithash, sipas FMN-së, fokusi duhet të jetë te kontrolli i shpenzimeve rrjedhëse duke e kthyer sistemin e pensioneve në indeksim vetëm sipas inflacionit, si dhe te kufizimi i rritjes së pagave në sektorin publik, gjithashtu në përputhje me inflacionin në periudhë afatshkurtër.
Gjithashtu theksohet se rritja e fuqishme e pagave, së bashku me rritjen e çmimeve është një ndër faktorët e rritjes së inflacionit.
Misioni i FMN-së thekson se nevojiten reforma strukturore fiskale për ta forcuar menaxhimin fiskal dhe përmisimin e efikasitetit të shpenzimeve dhe se në këtë plan është duke u realizuar progres i caktuar. Gjithashtu u theksua se masat kryesore përfshijnë zbatimin e vendimit të menaxhimit të investimeve publike dhe miratimin e manualit përkatës, miratimin e Ligjit të PPP-ve dhe kryerjen e rishikimeve të shpenzimeve për ta optimizuar shpërndarjen e buxhetit.
Misioni i FMN-së u zbatua në harkun kohor prej datës 13 deri më 25 shkurt dhe në bazë të konstatimeve preliminiare do të përgatitet raport. Konsultimet për Nenin IV janë të rregullta dhe zbatohen një herë në vit.