LSDM: Qeveria nuk po i rrit pagat e puntorëve, kur ne ishim në pushtet paga minimale u rrit katër herë

Maqedonia

LSDM: Qeveria nuk po i rrit pagat e puntorëve, kur ne ishim në pushtet paga minimale u rrit katër herë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 21:11
Bogdanka Kuzeska

“Edhe këtë muaj nuk do të ketë rritje të pagës minimale, qeveria po i zhgënjen qytetarët për çdo ditë”, kështu deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

Ajo tha se nëse qeveria ka dëshirë të bëjë diqka mund ta gjejë edhe mënyrën pasi që siç thotë ajo në kohën kur LSDM ishte në pushtet paga minimale është rritur katër herë.

“Zhgënjim i përditshëm nga qeveria e OBRM-PDUKM-së, pagat e punëtorëve nuk do të rriten as këtë muaj, që do të thotë se punëtorët janë lënë të vetëm nga kjo qeveri për të përballuar kostot jashtëzakonisht të larta.

Të kujtojmë se kur ka dëshirë çdo gjë është e mundur. Gjatë kohës kur LSDM ishte në pushtet, paga minimale u rrit 4 herë, nga 8000 denarë në 22000 denarë. Pra, nëse qeveria kujdeset vërtet për standardet e jetesës së qytetarëve të saj, ajo mund të bëjë diçka dhe të jetë mbështetëse për qytetarët e saj”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat