Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Mickoski në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase në Hungari

Maqedonia

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Mickoski në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase në Hungari

Më: 3 mars 2025 Në ora: 08:58
Foto nga takimi

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase që do të mbahet sot dhe nesër në Republikën e Hungarisë.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas agjendës, është planifikuar takim kokë më kokë i Mickoskit me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas një seancë e përbashkët e dy qeverive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat