Kapen lëndë narkotike në Veles

Maqedonia

Kapen lëndë narkotike në Veles

Më: 3 mars 2025 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Nga ana e zyrtarëve policorë të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së sot në pikë pagesën Sopot në Veles, gjatë kontrollit të automjetit “Polo” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga V.A. nga Gjevgjelia dhe shoqëruesi M.Zh. nga Kroacia janë gjetur dy thasë me gjithsej 40 pako me lëndë bimore.

Siç njofton MPB-ja, është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Velesit/

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat