Një punonjës policie ka mbetur pa pistoletën e shërbimit me një kornizë me 13 plumba nga një dollap metalik.
Pistoleta e shërbimit, siç ka bërë të ditur punonjësi i policisë, i është marrë nga hapësira që ka përdorur për të ruajtur pajisjet dhe armët.
“Me datë 01.03.2025 në ora 08.00 në Repartin e Policisë Krushevë M. H. (38) nga Krusheva, i punësuar si punonjës policie në Sektorin e Punëve të Brendshme Krushevë, ka raportuar se në periudhën prej datës 31.10.2024 deri më 01.03.2025, një autor i panjohur i ka marrë pistoletën e shërbimit me kornizë me 13 fishekë nga kabineti metalik, të cilin denoncuesi i ka përdorur për ruajtjen e pajisjeve të shërbimit të brendshëm policor”, thonë nga MPB.
Janë marrë masa për zbardhjen e rastit.