VLEN: A është Artan Grubi autor i skenarit që BDI t’i bojkotojë zgjedhjet lokale?

Maqedonia

VLEN: A është Artan Grubi autor i skenarit që BDI t’i bojkotojë zgjedhjet lokale?

Më: 3 mars 2025 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

VLEN sot akuzon se Artan Grubi është prapa idesë që BDI të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale.

“BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të shmangur humbjen: të bojkotojë zgjedhjet dhe të provokojë tensione në ditën e votimit! Kjo është karta e tyre e fundit, sepse e dinë që shqiptarët nuk u besojnë më dhe nuk i duan më në pushtet.

Ali Ahmeti vetë e pranoi nga Likova: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale! Çfarë tregon kjo? Që BDI nuk ka as ide, as program, as njerëz të rinj – por vetëm frikën nga shantazhi.

Kjo parti, e cila për dy dekada i ka mbajtur shqiptarët peng me gënjeshtra dhe manipulime politike, sot është e kapur nga një klikë e zhytur në korrupsion dhe panik. Tani nuk vendos më as anëtarësia e saj dhe as votuesit – BDI komandohet me telekomandë nga i arratisuri Artan Grubi.

Ata që dikur mburreshin se nuk i trembeshin as bombave të 2001-shit, sot janë katandisur sa t’u dridhen gjunjët nga bombat politike të Artan Grubit!

A është Artan Grubi autor i skenarit për bojkotin e zgjedhjeve lokale? Me çfarë po e mban peng Artan Grubi këtë kryesi të BDI-së? Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën! Koha e BDI-së ka mbaruar – askush nuk do t’i shpëtojë nga ndëshkimi i popullit!”, akuzojnë nga VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat