Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Gostivar, dyshohet për vjedhje

Maqedonia

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Gostivar, dyshohet për vjedhje

Më: 3 mars 2025 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Më datë 02.03.2025 në ora 14.30 në Gostivar, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë ndaluar G.P (25) nga Republika e Shqipërisë.

“Ai dyshohet se paraprakisht ka vjedhur celularin dhe paratë e B.T (29), nga fshati “Banjicë e Poshtme”, Gostivar, në një objekt fetar në Gostivar.

Pasuria e konfiskuar iu gjet dhe iu kthye pronarit, ndërsa G.P. u ndalua në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat