BDI: VLEN në panik pas skandaleve të korrupsionit, shpif për të mbuluar të vërtetën

Maqedonia

BDI: VLEN në panik pas skandaleve të korrupsionit, shpif për të mbuluar të vërtetën

Më: 3 mars 2025 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

BDI sot përmes një kumtese akuzon VLEN-nin se janë të përfshirë në skandale korruptive.

“Pas skandaleve ku zyrtarët e tyre u kapën në flagrancë për korrupsion, VLEN ka humbur kontrollin dhe po sillet si një anije pa busull.

Në vend që të japin përgjigje për aferat ku janë përfshirë, tani shpikin teori absurde për të larguar vëmendjen nga skandalet e tyre.

Një parti që ka zyrtarë të akuzuar për korrupsion dhe të përfshirë në afera të rënda nuk mund të flasë për të tjerët. Shqiptarët e shohin qartë se kush po punon për ta dhe kush po tenton të shpëtojë nga ndëshkimi.

VLEN nuk ka më as ide, as vizion, vetëm panik dhe shpifje”, thonë nga BDI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat