Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Më: 4 mars 2025 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj 40-vjeçarit V.M. nga fshati Koroshishtë i Strugës për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”.

Gjegjësisht marrjen e vërtetimit të falsifikuar të gjuhës angleze.

“I akuzuari, drejtor i shkollës fillore në fshatin Strugë, Podgorcë, ka marrë një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga një filial i vendosur në shtetin fqinj dhe e ka përdorur si bashkëngjitje të dokumenteve për zgjedhjen e drejtorit.

Pas kontrolleve të kryera, është marrë një përgjigje se personi nuk është i regjistruar në bazën e të dhënave të filales”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat