Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Maqedonia

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Trabotivishtë e Dellçevës – Maqedoni e Veriut ka përfunduar në Spitali.

Kjo pasi është helmuar me barëra, të cilat i ka pirë larg syve të prindërve.

Sapo e kanë vërejtur familjarët, fëmijën me Ndihmë të shpejtë e kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar – Koçan, nga ku, për shkak të seriozitetit të helmimit është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup për mjekim të mëtejm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat