Sot, nesër dhe pasnesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Maqedonia

Sot, nesër dhe pasnesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Më: 5 mars 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Sot, nesër dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

“SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 5 deri më 7 mars (e mërkurë, e enjte dhe e premte).

Për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thonë nga SPB Shkup.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat