Mickoski: Nuk jam takuar me Gruevskin në Hungari

Maqedonia

Mickoski: Nuk jam takuar me Gruevskin në Hungari

Më: 5 mars 2025 Në ora: 12:35
Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se në Hungari nuk është takuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se së shpejti do të publikojë emrat e atyre që janë takuar me atë nga qeveria e kaluar.

“Nuk jam takuar, por nëse takohem, do të informoheni sepse unë ndjek një politikë të bazuar në parimin e vërteta është më e sakta.

Sa herë që ndodh diçka, e them dhe nuk e fsheh. Nuk kam asgjë për të fshehur, ndërgjegjja ime është e pastër”, tha kryeministri.

Mickoski informoi se së shpejti do të dalë me dëshmi se anëtarët e qeverisë së kaluar janë takuar me Gruevskin në rezidencën e tij aktuale në kryeqytetin hungarez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat