Policia vazhdon me kontrolle, dje ka shqiptuar 777 gjoba për shkeljet në trafik

Maqedonia

Policia vazhdon me kontrolle, dje ka shqiptuar 777 gjoba për shkeljet në trafik

Më: 5 mars 2025 Në ora: 12:42
Policia

MPB Maqedoni njofton se në tetë sektorët e punëve të brendshme, dje (04.03.2025), zyrtarët policorë, në kuadër të kontrolleve intensive në komunikacion, kanë lëshuar gjithsej 777 urdhërpagesa, pas masave të marra në bazë të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete.

Sa i përket sanksioneve kundërvajtëse, numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara ndaj drejtuesve të mjeteve – 227 kanë të bëjnë me parkim të paligjshëm, ndërsa 212 kanë të bëjnë me mosrespektim të shpejtësisë së lejuar.

“Më pas vijojnë kundërvajtjet për mos posedim të patentë shoferit – 53; shkeljet për mospërdorim të rripit të sigurimit (47) dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit (28), si dhe 25 shkelje të kryera nga këmbësorët. Në kuadër të kontrolleve, në tre raste është evidentuar një automjet duke kaluar në semafor të kuq, tetë drejtues automjetesh kanë vozitur nën efektin e alkoolit, si dhe janë evidentuar 21 automjete të paregjistruara, si dhe gjashtë automjete me defekte teknike”.

“Ministria e Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet e shtuara në lidhje me sigurinë në komunikacion dhe apelojmë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë plotësisht rregullat e qarkullimit rrugor”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat