SPB-Tetovë sqarohet në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit nga Kosova

Maqedonia

SPB-Tetovë sqarohet në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit nga Kosova

Më: 5 mars 2025 Në ora: 14:36
SPB-Tetovë

Policia ka njoftuar se dje në Qendrën Emergjente në Gostivar është raportuar se me autoambulancë është sjellë tek ta një i ndjerë L.S (31) nga Republika e Kosovës.

Sipas raportit, L.S. është sëmurur në shtëpinë ku ka qëndruar përkohësisht në Gostivar, më pas ka kërkuar ndihmë në një institucion privat shëndetësor.

Dhe derisa i është ofruar ndihma, gjendja e tij është rënduar dhe me autoambulancë është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku konstatohet se ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat