Parashikohet shpallja e konkursit për rekrutimin e 300 ushtarëve profesionistë në Ushtrinë e Maqedonisë, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Në një deklaratë për media pas vizitës në Marino në Shkup, kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Ai theksoi se do të pranohen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike, të gjithë ata që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje – kushdo që plotëson kërkesat do të pranohet. Të gjithë, fjalë për fjalë të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski.