ESHS: Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt në nivel vjetor janë rritur për 6.0 për qind

Maqedonia

ESHS: Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt në nivel vjetor janë rritur për 6.0 për qind

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Shërbimet hotelierike në Maqedoni për periudhën janar-shkurt të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë shtrenjtuar për 5,9 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 6,0 për qind.

Në shkurt, në krahasim me janarin e këtij viti, sërish rritja arrin 0,4 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat