Një makinë e tipit Matiz, është përfshirë nga flakët në qendër të Shkupit, afër zyrave të Bashkimit Evropian.
Sipas informatave fillestare nuk ka persona të lënduar edhe pse bëhet fjalë për një rrugë shumë të frekuentuar të kryeqytetit.
Makina është parë nga dëshmitarët okularë duke u djegur për minuta me radhë.
Ndërsa vetëm para pak kohe kanë arritur në vendngjarje zjarrfikësit. /Alsat.mk