Mustafa nga Këshilli Gjyqësor: Nuk e di nga doli se besimi në gjyqësor është 2%, besimi në gjyqësor është mbi 25%

Maqedonia

Mustafa nga Këshilli Gjyqësor: Nuk e di nga doli se besimi në gjyqësor është 2%, besimi në gjyqësor është mbi 25%

Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:05
Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa

Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, në Daily Click në TV21 komentoi matjet që besimin e qytetarëve në Gjyqësor e nxorën vetëm 2 për qind, që ai i mohoi, përcjell TV21.

Sipas tij, në matjet e fundit, besimi i qytetarëve në Gjyqësor ka arritur në 25 për qind.

“Askush nuk e di se prej ku është nxjerrë ky besim prej 2 për qind, askush nuk e di kush e ka bërë këtë matje.

Në mediat që paraqitej si përqindje e tillë e besimit u përmend edhe besimi në mediat, në parti politike, në qeveri dhe po ta shohim, nëse e komentojmë besimin e Gjyqësorit që ishte komentimi më i ngushtë i besimit, e njëjta përqindje ishte edhe për qeverinë dhe partitë politike, ndoshta më e ulët se 2 për qind ishte për mediat dhe këtu e shohim se askush-askujt nuk i beson në këtë rast. Analizat e fundit që u përmendën, besimi në Gjyqësor del diku mbi 25 për qind”, tha Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat