LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Maqedonia

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Partia maqedonase në opozitë LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se “Qeveria e Hristijan Mickoskit po shijon luksin mbi kurrizin e popullit”. LSDM e akuzon Mickoskin se i poshtëron punëtorët.

“Për qeverinë ka fruta luksoze, udhëtime luksoze, automjete luksoze, ndërsa punëtorët nuk mund të sigurojnë bukë, vezë, qumësht e mish për familjet e tyre për një muaj të tërë.

Nuk mund të ketë para për aeroplanë, papaja dhe mango për qeverinë, e të mos ketë para për paga më të larta për punëtorët. Standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie, çmimet janë rritur dhe për të mbuluar shportën bazë sindikale duhen tashmë tre paga minimale. Më e pakta që meritojnë punëtorët është një pagë minimale e drejtë prej 500 euro për një jetë dinjitoze, por kjo qeveri po e vë në dyshim këtë”.

“Paratë nga buxheti duhet të jenë të destinuara për qytetarët! Çfarë pune kanë ministrat dhe kryeministri përveç gjetjes se parave për paga më të larta për punëtorët? Pra kanë 6 miliardë euro buxhetin më të madh në histori, si mund të mos ketë për punëtorët?”

“Në vend të shpenzimeve të kota, qeveria duhet të sigurojë para për rritjen e pagës minimale, përmirësimin e kushteve të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve. Punëtorët meritojnë një jetë dinjitoze, jo mjerim dhe poshtërim!”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat