Drejtonte automjetin pa targa dhe nën ndikimin e alkoolit, ndalohet një 36-vjeçar nga Kërçova

Maqedonia

Drejtonte automjetin pa targa dhe nën ndikimin e alkoolit, ndalohet një 36-vjeçar nga Kërçova

Më: 6 mars 2025 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Me datë 05.03.2025 në ora 23.00 në kryqëzimin e rrugës “rrugën Magistrale” me bulevardin “Zelezhniçka” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB Kërçovë kanë ndaluar N.K (36) nga Kërçova.

Gjatë kontrolleve në trafik policia ka ndaluar një automjet “Renault” pa targa të regjistrimit, të cilin e drejtonte N.K..

 Dhe u konstatua se ai ishte nën efektin e alkoolit dhe e larguan menjëherë nga qarkullimi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal “Drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat