MPB Maqedoni njofton se me numrin prej gjithsej 682 urdhërpagesa të lëshuara për kundërvajtjet e bëra në bazë të dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete u rrumbullakësuan aktivitetet e djeshme të planifikuara.
“Në kuadër të numrit të theksuar, dhe në bazë të kundërvajtjeve mbizotëruese që i bëjnë pjesëmarrësit në komunikacion – për parkim të parregullt dhe vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, u evidentuan 204, gjegjësisht 136 kundërvajtje.
Krahas kësaj, pa patent shofer ishin regjistruar 68 vozitës, më tej 63 pjesëmarrës në komunikacion u sanksionuan për mospërdorimin e rripit të sigurimit, ndërsa 27 për përdorimin e celularit gjatë vozitjes”.
“Sipas të dhënave statistikore, në pesë raste vozitësit kanë kaluar në sinjalin e kuq, në katër raste te vozitësit është vërtetuar vozitja nën ndikimin e alkoolit, 11 vozitës të motoçikletave janë sanksionuar për shkak të mosbajtjes së helmetës mbrojtëse, ndërsa ishin sanksionuar edhe 22 këmbësorë. Në bazë të Ligjit për automjete 17 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa nëntë për shkak të parregullësisë teknike”, thonë nga MPB.