Përfundoi përmirësimi i sistemit për e-Shërbime tatimore përmes vendosjes së funksionalitetit të ri, parashtrimin e kërkesës për dhënien e kodit për identifikim për nënshkrim të llogaritjeve MPIN të përgatitura përmes sistemit vijues për llogaritje të pagave, i informon Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) tatimpaguesit dhe ushtruesit e veprimtarisë kontabiliste.
“U bëhet thirrje tatimpaguesve që kanë probleme me kodet e identifikimit për nënshkrimin e llogaritjeve MPIN që të paraqesin kërkesa për lëshimin e kodeve të reja përmes sistemit e-Shërbime tatimore. Kërkesa gjendet në menynë ‘Shqyrtime dhe raporte’ në nënmenynë ‘Kërkesë për lëshimin e çelësit për përgatitjen e pagave’. Kodet e lëshuara do të vendosen në profilet tuaja në sistemin e-Shërbime tatimore në menunë e specifikuar”, thonë nga DAP.
Gjithashtu, shtojnë, informuam se detyruesit të cilët kanë vendosur që llogaritjet MPIN t’i përgatisin përmes sistemit e-Shërbime tatimore sipas kumtesës nga 6 marsi i vitit 2025, nuk ka nevojë të parashtrojnë kërkesë për dhënien e çelësit për llogaritjen e pagave.
Paralajmërojnë se Drejtoria e të Ardhurave Publike do të dalë me kumtesë shtesë kur plotësisht të fillojë të shfrytëzohet mënyra e re e llogaritjes së pagave.