Një person nga Ohri gëlltiti pakon e drogës pasi u ndalua nga policia

Maqedonia

Një person nga Ohri gëlltiti pakon e drogës pasi u ndalua nga policia

Më: 8 mars 2025 Në ora: 20:53
Ilustrim

Një 30 vjecar nga Ohri ka gëlltitur një pako me lëndë pluhuri të bardhë gjatë kontrollit në veturën e tij të pasagjerëve “Reno” me targa të Ohrit.

Policia ka njoftuar se personi më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

“Pas marrjes së masave të nevojshme mjekësore, paketimi është siguruar, pas së cilës do të vijojë ekspertiza.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat