Taravari uron 8 Marsin: Gratë janë forca e vërtetë e shoqërisë sepse armët e tyre janë Inteligjeca, kurajo dhe përkushtimi

Maqedonia

Taravari uron 8 Marsin: Gratë janë forca e vërtetë e shoqërisë sepse armët e tyre janë Inteligjeca, kurajo dhe përkushtimi

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:52
Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar ditën ndërkombëtare të gruas duke vënë kështu theksin se Gratë janë forca e vërtetë e shoqërisë sepse armët e tyre janë Inteligjeca, Kurajo dhe Përkushtimi.

“Gratë janë forca e vërtetë e shoqërisë sepse armët e tyre janë Inteligjeca, Kurajo dhe Përkushtimi.

Ato kanë bërë çdo qenie që e njeh historia njerëzore.

Shpesh shoqëritë janë të padrejta me trajtimin e tyre. Këtë 8 mars gjej rastin që të kujtoj se edhe në Maqedoni mentaliteti shpesh herë rëndon padrejtësisht mbi supet e tyre dhe ne duhet sa më shpejt t’a korigjojmë këtë padrejtësi.
Gëzuar për nënat, gratë, vajzat dhe motrat tona që e bëjnë këtë botë më të mirë!”,
ka përfunduar Taravari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat