LSDM: Të publikohet marrëveshja me kompaninë private për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

Maqedonia

LSDM: Të publikohet marrëveshja me kompaninë private për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

Më: 9 mars 2025 Në ora: 16:48
LSDM

Deklaratat e Taravarit dhe Mickoskit hapin dyshime serioze se po fshehen marrëveshjet e turbullta pas përpjekjes që të kalojë parkingu në Qendrën Klinike, thonë nga LSDM-ja.

Socialdemokratët shtrojnë pyetjen nëse më vet publikimin e Shpalljes nga Ministria e Shëndetësisë janë vënë kushtet që mund t`i plotësojë vetëm “Gjoka Konstruction”.

LSDM-ja thotë se ky skandal duhet tërësisht të zbardhet.

“Qeveria ta publikojë Marrëveshjen me “Gjoka”. Komisioni Antikorrupsion dhe institucionet kompetente menjëherë të hapin procedurë për zbardhjen e rastit. Qytetarët kanë të drejta të dijnë nëse tenderi ka qenë i kurdisur për firmë paraprakisht të dakorduar. Ky pushtet OBRM-PDUKM – VLEN mendon se mund të shesë resurse shtetërore në dëm të qytetarëve, por LSDM-ja këtë nuk do ta lejojë”, thonë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat