OEMVP pro rritjes së pagës minimale, Zeqiri: Të mos paguhen kontribute shtesë

Maqedonia

OEMVP pro rritjes së pagës minimale, Zeqiri: Të mos paguhen kontribute shtesë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 19:49
Ilustrim

Në një kohë kur kostoja e jetesës po shtrenjtohet, kërkesa për rritjen e pagës minimale po bëhët gjithnjë më e madhe. Gjatë këtij muaji në Këshillin Ekonomike-Social duhet të vendoset për rritjen e pagës minimale ku sipas zgjidhjes ligjore e njejta duhet të rritet për 1800 denarë dhe të arrijë në 24.400 denarë.

Por kjo shumë eshtë e pamjaftueshme thonë sindikat dhe odat ekonomike, të cilat thonë se nevojitet rritje edhe me madhe e pagës minimale. Durim Zeqiri nga OEMVP thotë se oda ekonomike ishte e para që kërkoi rritjen e pagës minimale në 500 euro, por me kusht që qeveria të ulë kontributet nga 47.7% në 32 % apo për shtesën jashta zgjidhjes ligjore të mos paguhen kotribute.

“Ideja jonë është që të mos reduktojmë të dhënat apo kostot që i japim për kontributet por kërkojmë që me rritjen e pagës prej 8 mi denarë shtesë për atë pjesë të mos tatimohemi dhe të mos paguajmë kontribute. Nëse ne e bëjmë këtë cfarë rezultati multiplikativ kemi arriutur, kemi arritur që të rrisim pagat pa ndikuar negativisht apo pa e ndezur inflacionin për shkak se nuk rrisim kostot operative të kompanive dhe ato kosto kur rriten në rast se kompanitë kanë shpenzime shtesë e njejta do të reflekton tek produkti I tyre ose te shërbimi sepse do të duhet të mbulohet për shkak se kompanitë nuk punojnë pa profi”, u shpreh drejtori Ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri.

Baush, kërkesa e biznesit nuk dëmton buxhetin

Profesori uniersitar Abil Baush thotë se një kërkesë e tillë nuk i zvogëlon të hyrat në buxhet nëpërmjet kontributeve, por thotë se rritja e pagës minimale po përdoret edhe për të fituar poena politik.

“Edhe pse nuk do të zvogëlohen paratë të cilët do të hyjnë në buxhet nëpërmjet kontributeve sepse do të jenë të njejtat ne mund të arrijmë punësime të reja sepse do të behet vendet e punës më atraktive, edhe pse nuk jam ithtarë i pagës minimale por do të ketë konkureshmëri dhe ne mund të tërheqim edhe të punësuar të tjerë. Nga njërë anë aktorët të cilët vijën në pjesën e biznesit thonë ne nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale por jemi kundër të gjithë këtye kontributeve të cilët I japim sepse nuk marrim ndonjë vlerë të shtuar atëhere këtu kemi një problem tjetër”, theksoi profesori universitar Abil Baush.

Lidhja e Sindikatave ka kërkuar që në nivelin e pagës minimale prej 24.400 denarë të rritet paga minimale edhe për 6 mijë denarë ndërsa për këtë pjesë kontribuet për 12 muaj të mbulohet nga ana e shtetit, kërkesë kjo e cila për momentin është e pa pranueshme për palen tjetër. Në rast se nuk ka dëgjueshmëri për kërkesat e LSM-së ato nuk i përjashtojnë edhe protestat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat