Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Më: 10 mars 2025 Në ora: 15:13
Igor Filkov

“Para nesh është një periudhe e rëndësishme kur duhet të tregojmë vullnet politik, lidership dhe përkushtim për zbatimin e të gjitha këtyre reformave. Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij duhet të vazhdojnë të mbështesin këtë ambicie, të tregojnë lidership në zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe rajonale dhe të vazhdojnë mbështetjen e tyre në rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor”. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë Igor Filkov në konferencën ndërkombëtare “Drejt BE-së: Përorcimi i integritetit dhe pavarësisë së drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Lubjanë.

Ai potencoi se vjen nga një shtet dhe komb, i cili ka pothuajse dy dekada që lufton me këmbëngulje për vendin e tij në Bashkimin Evropian.

“Në rrugën drejt këtij qëllimi përfundimtar, ne përballemi me shumë sfida dhe kushte që duhet t’i përmbushim. Por, ashtu siç e dimë të gjithë, keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet dypalëshe me fqinjin tonë janë bërë pengesa më e madhe për perspektivat tona evropiane. Dhe do të dakordohemi të gjithë që këto praktika janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian, vlera të cilat janë themeli i integrimit, bashkëpunimit dhe respektimit të shtetit ligjor”, theksoi Filkov.

Pikërisht për këtë shkak, siç theksoi ai, tani është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik.

“Duhet të jetë e qartë se ekziston gatishmëri dhe hapësirë ​​për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe midis vendeve kandidate për në BE dhe vendeve anëtare. Jo vetëm brenda kornizës së kritereve të Kopenhagës, por mbi to – në emër të stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian”, theksoi Filkov.

Sipas tij, tani është momenti i vërtetë për të vënë theksin në fotografinë globale dhe realitetin e ri politik në të cilin gjendet shoqëria bashkëkohore.

“Bashkimi Evropian duhet të tregojë se është gati për sfida të reja dhe se ka kapacitetin për të mbijetuar si një Union i fuqishëm, i bashkuar dhe konkurrues globalisht. Këtë moment nuk duhet ta humbasim. Ne duhet të ecim së bashku. Po bëhet gjithnjë e më e sigurt se nuk do të ketë më asnjë mundësi për t’u kthyer sërish në të njëjtën rrugë. Më shumë kohë për të humbur – nuk kemi! Evropa na pret!”, tha në fjalimin e tij, ministri i Drejtësisë.

Filkov në konferencë ndau informacionin se në periudhën prej 17-19 mars të këtij viti, në seancën plenare të GREKO-s në Strasburg, pritet të mbyllet rrethi i pestë i vlerësimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat