Kuvendi i RMV-së emëron Muhamed Krasniqin zëvendësdrejtor të Agjencisë së Administratës

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së emëron Muhamed Krasniqin zëvendësdrejtor të Agjencisë së Administratës

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:25
Muhamed Krasniqi

Sot, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi me shumicë votash për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Administratës.

Në pozitën e drejtorit u zgjodh Ljubica Karamandi Popcevska, ndërsa në pozitën e zëvendësdrejtorit u zgjodh profesori me përvojë shumëvjeçare në arsim, Muhamed Krasniqi.

Krasniqi ka kontribuar ndjeshëm në sektorin e arsimit, duke sjellë përvojën dhe njohuritë e tij në këtë rol të ri.

Emërimi i tij pritet të sjellë një qasje të re dhe përmirësime në funksionimin e Agjencisë së Administratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat