Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjykatësit e rinj në gjithë Maqedoninë

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjykatësit e rinj në gjithë Maqedoninë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 18:10
Ilustrim

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni u zgjodhën 49 gjykatës të rinj.

Pëllumbesha Seferi, Arlinda Ademi – Osmani, Leonora Jakupi, Kujtim Fetai dhe Alen Sadiku u zgjodhën për gjykatës të rinj në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Për gjykatës në Gjykatën Themelore të Manastirit u zgjodhën Marija filipovska – Popovska, Stefan Gajadorovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska Lazanovski.

Në Gjevgjeli u zgjodhën Iva Conevska Vangelllova dhe Marta Spasovska.

Për gjyqtarë në Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallanka, Sveti Nikolle, Strugë dhe Vels u zgjodhën Natashka ATanasovska, Kostadinka Krstevska Petrova, Urim Jusufi, Ivan Stojanov, Daniella Mlladenovska Mitkovska, Marina Misheva, Jasna Partalloska dhe Milla Cillakova.

Në Kumanovë Nateli Kollev – Bojkoviq, Behar Ameti, Arafat Veseli dhe Armend Mehmeti.

Elena Ballevska dhe Ilsen Sallieska Patillska u zgjdhën në Ohër, ndërsa në Prilep Filip Pashoski, Hari Karaxhoski, Petar Karaugjeski dhe Jane Jakovska.

Në Strumicë Marija Mançevska dhe Gordana Maçunovska, në Tetovë Arlinda Osmani, Emira Asani, Borçe Kostovski dhe Admire Ademi. Në Shtip Marija Mihova dhe Dejana Dejanovska, në Shkup Maja Boshkovska, Martina Kocevska Rollevska, Sanja Angjeleska, Irina Neftenova, Valmira Axhirexha dhe Liro Bojko.

Në Shkup në penale Sanja Lazova Stojanova, Tereza Lazarovska, Elizabeta Postollovska, Maja Kotesvska, Biljana Shiplivksa dhe Sanida Jashar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat