MPB Maqedoni njofton se dje 10.03.2025 në ora 15:30 në autostradën Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Krupisht, komuna Karbinci, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri rrugore në Shtip, është ndaluar personi A.M (26) nga Shkupi, me vendbanim në Koçan.
“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me aparat për matjen e shpejtësisë – radar jashtë vendbanimit është matur se i njëjti, me automjet për pasagjerë Volkswagen Passat me targa të Koçanit lëvizte me shpejtësi prej 151 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë”.
“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal – “drejtim automjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.
Rasti vazhdon.