Në raportin e fundit të Drejtorisë së Doganave në lidhje me sekuestrimet që janë bërë së fundmi, thuhet se në pesë raste janë sekuestruar pjesë të automjeteve në vlerë të 200.000 denarëve.
Nga Drejtoria e Doganave thonë se sekuestrimet janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Për njërin rast, nga Doganat thonë:
“Tre koka të motorit me ventilë dhe punuese dhe dy boshte me nyje për vetura janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit në pikën kufitare Tabanoc”.